Një nga tre drejtuesit e fushatë së Partisë Socialistë në Tiranë, Ervin Bushati ka folur pas asamblesë së PS e cila u zhvillua pasditen e sotme.
Bushati drejton sot socialistët e Kombinatit, pikërisht ajo pjesë e Tiranës që në mandatin e shkuar të socialistëve drejtohej nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Pyetur nga gazetari Endri Xhafo se si e shikon këtë paralelizim, ai tha është privilegj për të pasi është pjesë e partisë më të madhe në Shqipëri.
Bushati u shpreh se nuk e ka parë në këtë prizëm pasi kështu askush nuk do merrej me politikë.
“Kjo në fakt është në detyrë që e quaj privilegj dhe nder dhe e kam marrë me shumë përgjegjësi. Është partia më e madhe në vend. Ka pasur shumë njerëz që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë. Ne bëjmë punën tonë sa më mirë. Kështu i bie të mos merret asnjë me politikë. Nuk e kisha menduar”, u shpreh Ervin Bushati.
































