“U hodhe si kaposh”/ Konkurretja e “Përputhen” e largon nga programi, Irgent Çollaku shpërthen në ofendime

0
386

Këtë javë, “Përputhen” ka disa surpriza për katër vajzat! Ato do të kenë mundësinë të njihen me djem të rinj, por kundrejt një “sakrifice”: do të eliminojnë dikë nga djemtë që janë aktualisht pjesë e programit.

Ditën e djeshme Fjorela Peto zgjodhi Irgent Çollakun për ta eliminuar nga programi, por duket se ky i fundit nuk e priti aspak mirë, pasi shpërtheu në ofendime ndaj saj.

Irgent Çollaku: Pse eliminon Irgentin Fjorela? Ma shpjego arsyen.

Fjorela Peto: Pse duhet të kem një arsye specifike për të të eliminuar?

Irgent Çollaku: Ma shpjego pra!

Fjorela Peto: Sepse nuk do dilja me ty!

Irgent Çollaku: S’do ti, duan vajzat e tjera të dalin me mua. Avash ti qetësohu! Tranquila lale!

Fjorela Peto: Ja një arsye tjetër për ta larguar, se Irgenti flet pa lidhje. Unë dhash opinionin tim, ti hidhesh si kaposh!

Irgent Çollaku: Po flet në tym! Mos e vrit menjen se e sqarojmë.

Bora Zemani: Irgenti largohet! Hajde tek unë.

Irgent Çollaku: Faleminderit Fjorela, po kujdes!

Fjorela Peto: Për çfarë kujdes?

Arjan Konomi: S’po e merr fare me sportivitet. Ti bën dhe humor.

Irgent Çollaku: Ku të bësh humor më atë? Ajo as ka dal me mua në takim. Fjorelën nuk e respektoj!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here