“Pupupu! Sa keni përparuar ju VIP-at!” Detaji që ‘mërziti’ ndjekësit në foton e fundit të Xhensilës!

0
328

Të flesh pa e pastruar makeup-in konsiderohet si një veprim shumë  i dëmshëm për lëkurën dhe i papranueshëm.

Mirëpo, besojmë se ju ka ndodhur të gjithave që mund të jeni kthyer shumë vonë në shtëpi dhe gjëja e fundit që ju ka shkuar në mendje është të lani fytyrën tuaj.

Ose të shtriheni pa e hequr makeup-in qoftë edhe për një foto. E duket se kjo është bërë shkak që në foton e fundit të Xhensila Myrtezajt fansat të shpërthenin në kritika.

Këngëtarja postoi një ditë më parë një foto nga shtrati, ku si gjithmonë dukej shumë e kuruar, mirëpo detajistët kanë vënë re diçka tjetër.

Kanë qenë të shumtë komentuesit që i kanë vënë në dukje se nuk ka hequr makiazhin, duke mos i kursyer as ironitë.

Autorja e hitit “Ama dorën” nuk i është kundërpërgjigjur drejtpërdrejtë atyre, por i ka kthyer koment një ndjekëseje që justifikon veprimin e saj me faktin se çdokush mund të shtrihet me makeup për të bërë një foto.

Xhensila i ka komentuar asaj disa emoji si për të pohuar edhe vetë të njëjtën gjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here