Klea Huta është një nga nënat e reja të shovvbiz e cila po ia del më së miri të kujdeset për të voglin Krid por dhe të mos lërë pas dore karrierën e saj.
Vetëm katër muaj pas lindjes aktorja dhe moderatorja i është rikthyer shumë shpejt punës duke na premtuar plotë supriza, mes të cilave është edhe një këngë që po bëhet gati.
Klea ka postuar orët e para të mëngjesit një video nga studioja muzikore, ku shihet teksa po regjistron krah Elgitit.
Në sfond po ashtu dëgjohet edhe pak nga kënga e re që pritet të publikohet së shpejti e me siguri do jetë refreni i kësaj vjeshte.
Në një postim pasardhës, ajo shpehet se ka 4 vite që e ka punuar këtë këngë, që siç tregon Klea zë një vend të veçantë tek ajo dhe nuk mund t’ia besonte askujt tjetër veç partnerit.
E emocionuar për atë që do sjellë, moderatorja bukuroshe thotë se kjo këngë do na shoqërojë në makinë, vozitjet me shi dhe kujtimet e vjeshtës.









































