Me shpejtësi drejt Kakavijës, qëllon me grushta policin. Në shtëpi iu gjet…

0
419

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 34-vjeçar i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Ai është rezident në Greqi dhe mesditën e të mërkurës është konstatuar të lëvizë me shpejtësi drejt Kakavijës, por nuk i ka ndaluar kontrollit të policisë të ngritur në fshatin Derviçan. Ai ka vazhduar rrugën me shpejtësi dhe është ndalur pranë një karburanti ku ka goditur me grushta efektivin rrugor.

Por gjatë kontrollit në shtëpi policia i gjeti atij një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

NJOFTIMI I PLOTE
Gjirokastër

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe goditi punonjësin e Policisë, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. D., 34 vjeç, lindur në Poliçan, Gjirokastër dhe rezident në Greqi, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mesditën e datës 07.10.2020 është konstatuar duke lëvizur me shpejtësi në drejtim të Kakavijës. Në afërsi të fshatit Dervician i është bërë shenjë për të ndaluar nga punonjësit e Policisë rrugore, por ai nuk është bindur dhe ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi. Pasi ka ndaluar në afërsi të një karburanti ka goditur me grusht një punonjës të qarkullimit rrugor.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet në ngarkim të shtetasit Dh. D. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here