Privatizim të TKOBAP?/ Ministrja Margariti jep pergjigjen e prere

0
211

Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se Teatri i Operës dhe Baletit përveç financimit nga buxheti i shtetit, të mund të gjenerojnë vetë para nga shitja e biletave, përdorimi i ambienteve me qera, etj. Këtë pohim ministrja Margariti e ka bërë me dije në një intervistë televizive, ku u pyet edhe nëse do të privatizohet Teatri i Operës dhe Baletit. Ministrja e Kulturës konfirmon jo dhe tha se kjo është tepër serioze, ku duhet që artistët të sqarohen por edhe publiku i gjerë. “Çështja e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit është tepër serioze dhe ka nevojë për sqarim për artistët dhe publikun. A do të privatizohet TKOBAP: Jo. Ajo që ne synojmë është që institucione kombëtare të një rëndësie kaq të madhe sa TKOBAP, përveç financimit nga buxheti i shtetit, të mund të gjenerojnë vetë para nga shitja e biletave, përdorimi i ambienteve me qira etj. Para këto, që do të shkojnë në arkën e institucionit për rritjen e nivelit artistik, për më shumë shfaqje dinjitoze, për realizimin e skenografive e kostumeve dhe angazhimin e sa më shumë talenteve të reja”, bën me dije ministrja e Kulturës Ekva Margariti, që gjatë kësaj kohe u vu në qendër të akuzave nga artistë të ndryshëm për Teatrin e Operës dhe Baletit. Në një deklaratë shtypi të bërë më datë 26 shtator, Ministria e Kulturës shprehej ndër të tjera se synimi është që skena e TKOBAP të kthehet ne polin artistik referues, jo vetëm për hapësirën shqipfolëse, por edhe për vendet e rajonit. Ministria bënte me dije se kishte ardhur koha, që në shtëpinë e operës të ndodhte një ndryshim rrënjësor. “E nisëm rrugëtimin tonë me investime në infrastrukturë, për të pasur një teatër të denjë për emrin që mban, atë të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Vazhduam me rishikimin e kuadrit ligjor dhe ekonomik të tarifave dhe çmimeve të reduktuara për kategori të ndryshme shoqërore. Benefitet financiare që duhet të përfitojë “shtëpia” kombëtare e artit, kërkojnë rishikime të mëtejshme të kuadrit ligjor, që do të mundësojnë që, fondet e vetëgjeneruara të mbeten në arkën e teatrit, në shërbim të artistëve dhe cilësisë artistike. Si shembuj reference po merren modelet më të suksesshme të teatrove nacionalë europianë, për të pasur një kuadër sa më të plotë të skemave të qëndrueshme”, thuhej në deklaratë nga ministria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here