Jul Deda thumbon Altin Bashën: Nga regjisor ia arrite të bëhesh…

0
275

Sezoni i ri i Portokallisë nisi pa regjisorin e saj prej 17 vitesh, Altin Bashën. Ai dha dorëheqjen pasi i ishin hequr shumë kompetenca.

Tashmë spektakli i humorit do të jetë në dorën e Indrit Çobanit, aktor i Teatrit Kombëtar dhe regjisor i dhjetëra emisioneve.

Largimi i Bashës ishte vërtetë i bujshëm dhe tashmë kanë nisur edhe ironitë nga të larguarit e hershëm të Portokallisë. Ka qenë Julian Deda ai i cili përmes një postimi në Instagram i ka hedhur një thumb ish-regjisorit të spektaklit të humorit.

“Bravo Altin, pas 17 vitesh eksperiencë pune si regjisor, më në fund ja arrite qëllimit, u bëre asistent regjisor. Hallall plako”, ka shkruar Deda në Instagram.

Debatet mes Julian Dedës dhe Altin Bashës kanë nisur shumë kohë më parë, që nga momemti kur nga spektakli i humorit filluan të largoheshin disa nga aktorët më të njohur. Para disa vitesh, Juli fajësoi regjisorin për të gjitha largimet, duke u shprehur se kanë pasur probleme me të dhe njerëzit që i qëndronin Bashës afër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here