Ndodh që fëmija të trashëgoi pasionin e prindërit dhe pa pikë dyshimi mund të themi se ky është rasti i Tian, djalit të Tunës. Edhe i ati i tij Patris është muzikant por vogëlushi mesa duket është më së miri në këngë.
Ka qenë Tuna që ka postuar disa video në Instagram ku Tian këndon këngët e të ëmës.
Në fillim ai këndon “Baby Shark”, hiti më i famshëm për fëmije dhe më pas një nga këngët më të njohura të Tunës “Krejt m’u kanë përzi”. Këngëtarja ka treguar se e ka shijuar shumë këtë moment dhe se ka qeshur me lot me mënyrën se si këndon i vogli.
Tian nuk arrin t’i shqiptojë ende mirë fjalët dhe kjo gjë e ka bërë Tunën për të qeshur. Por përtej kësaj, duket se vogëlushi ka goxha talent dhe ndoshta në të ardhmen do të vendosë të ndjekë rrugën e nënës së tij.