I zhdukur bashkë me dy kushërinjtë në Malësinë e Madhe/ I përlotur babai i Klement Pepajt i bën kërkesën urgjente policisë

0
274

Babai i Klement Pepaj, Nush Pepaj, shpreh dyshimet se djali i tij mund të jetë ekzekutuar.

Ai kërkon që shteti të ndërhyjë më me forcë në këtë zonë.

“Unë nuk i kam parë ndonjë bollëk leku, jo se i kam kontrolluar ndonjëherë xhepat, që të konstatoja se mund të ishte marrë me ndonjë gjë të paligjshme. Nëse gjërat i ka bërë jashtë fshatit edhe mundet, se me djemtë që ka pasur këtu ka pas marrëdhënie shumë të mira. Nuk kam futur njëherë në shtëpi, njerëz që nuk i njihja. Policia duhet të ndërhyjë më me forcë në këtë zonë, edhe pse e shoh që bëjnë kërkime.

Ka qenë në Francë, ka qenë në Zvicër, nga aty më pas më duket se e kanë ekstraduar, por nuk më ka thënë nëse e kanë ngatërruar me gjë. Djalin do ta kërkoj sa të gjendet, shteti të ndërhyjë sa më shumë, të gjejë të gjitha lidhjet e tij, unë dyshoj se ai është i vramë. Më hyri frika për vrasje, pasi ka pasur konflikte më parë me kushërinjtë e tij. I ka bërtit me mos me bë zhurëm kushëririt të tij”, u shpreh babai i Klement Pepajt për Fax News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here