Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq, i cili akuzohet për sulme seksuale, ka dalë sot para gjykatës.
“Kam qenë që 55 dite pa faj në paraburgim, e ky është një montazh. Është një vendim i drejtë nëse unë mbrohem ne liri, se jam i pafajshëm, apo eventualisht të me caktohet ndonjë masë tjetër”, është shprehur Baliq në Gjykatën Themelore në Pejë.
Numan Baliq është arrestuar, pasi më 12 gusht të këtij viti, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, sipas mediave kosovare ka ngacmuar seksualisht një grua e cila kishte shkuar të vizitonte vajzën. Viktima më pas është larguar nga Baliq e më pas rastin e ka raportuar në polici.
