Një ndër 4 gratë shqiptare më të kërkuara ekstradohet nga Greqia/Kush është fierakja e rrezikshme dhe si përdori edhe djalin e saj 10-vjeçar për veprimtarinë e saj kriminale

0
296

Ditën e djeshme u bë publik lajmi nga Policia e Shtetit se Interpol Tirana kishte bërë të mundur ekstradimin nga Greqia të një ndër 4 grave shqiptare më të kërkuara, shtetasen Aurela Doksani, 43 vjeç, lindur në Fier.

Doksani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet tona të drejtësisë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e kishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

“Nga hetimet është provuar se kjo shtetase, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar të trafikojë drejt Greqisë, në rrugë tokësore, lëndë narkotike të llojit heroinë. Në momentin e arrestimit, më datë 08.08.2011, i është gjetur dhe sekuestruar sasia prej 129.3 gramë lëndë narkotike. Më datë 12.08.2011, Gjykata ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 11.04.2012, ka nxjerrë urdhër për ekzekutimin e vendimit të mësipërm ndaj të dënuarës, për të vuajtur pjesën e dënimit të mbetur pas datës 09.04.2012 (1184 ditë burgim), në burg të sigurisë së zakonshme”.

SI U ARRESTUA 9 VJET MË PARË

Aurela Doksani ishte 34 vjeç kur u arrestua në gusht të 9 viteve më parë, pasi iu gjet heroinë në një çantë, të cilën e mbante të fshehur poshtë sediljes së pasagjerit, në mjetin ku ajo udhëtonte nga vendlindja e saj në drejtim të Greqisë.

Ka qenë Policia Kufitare e Kakavijës ajo që ka zbuluar lëndën narkotike në brendësi të mjetit tip “Hyundai” me targa greke YHO 4924, pronë e Doksanit.

Droga u zbulua në stacionin kufitar të Kakavijës, ku efektivët e kësaj pike kufitare, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në automjetin e Doksanit, kanë arritur të zbulojnë rreth 130 gramë heroinë.

Gjatë momentit të konstatimit të heroinës, Doksani nuk ka reaguar fare, duke qëndruar e heshtur, ndërkohë që u mor në pyetje disa minuta më vonë.

Heroina ndodhej në një çantë dore dhe ishte e futur në një pako të rrumbullakët të mbështjellë me letër ngjitëse ngjyrë kafe. Për të fshehur gjurmët e këtij trafiku, emigrantja që punon dhe jeton në kryeqytetin grek, kishte marrë me vete edhe të birin e saj 10-vjeçar, poshtë këmbëve të të cilit qëndronte e fshehur lënda narkotike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here