Google search engine
Home Bota COVID-19 prek edhe Brukselin, vetëizolohet presidentja e KE-së Von Der Leyen

COVID-19 prek edhe Brukselin, vetëizolohet presidentja e KE-së Von Der Leyen

0
235

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen është vetëizoluar pasi mori pjesë në një takim ku rezultoi pozitiv me COVID-19 një person.

“Unë u informova se një person pjesëmarrës në takimin e të martës së kaluar ku isha e pranishme, doli dje pozitiv për COVID-19,” tha Von der Layen në një postim në Twitter.

“Prandaj, sipas rregulloreve aktuale, do të vetëizolohem deri nesër në mëngjes. Kam dalë negative në një test të enjten dhe do të testohem përsëri sot ”.

Nërkohë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 4 tetor, u largua për pak kohë nga spitali ushtarak ku ai është duke u trajtuar për sëmundjen COVID-19, për të përshëndetur, nga një automjet i blinduar, mbështetësit e tij që ishin mbledhur jashtë spitalit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here