“Ilir aman të keqen thuaju shqiptarëve çfarë borxhi të…”/ Kryeministri Rama i përgjigjet ashpër Metës: Ti prapë nuk ngopesh!

0
309

Pas deklaratës kërcënuese e ofenduese të Presidencës, kryeministri Edi Rama ka reaguar ‘flakë për flakë’ përmes një postimi në Twitter.

Me ironi Rama i drejtohet Metës duke i kërkuar që t’iu thotë shqiptarëve se çfarë borxhi i kanë që ia dhanë të gjitha dha prapë ai nuk ngopet.

“Ilir aman të keqen thuaja shqiptarëve çfarë borxhi të kanë ty që t’i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?! Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma”, shkruan Rama me ironi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here