Google search engine
Home Aktualitet Sherr dhe të shtëna me armë zjarri gjatë natës në një lokal...

Sherr dhe të shtëna me armë zjarri gjatë natës në një lokal të Elbasanit, policia blindon qytetin

0
403

Një incident ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në një lokal në Bulevardin “Aqif Pasha”, në qytetin e Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se ka pasur një sherr mes disa të rinjve, ku është qëlluar edhe me armë zjarri.

Menjëherë pas ngjarjes, qyteti i Elbasanit është “blinduar” me forca policore që kanë ushtruar kontrolle pothuajse kudo.

Ende policia nuk ka dhënë asnjë informacion për incidentin, i cili sipas qytetarëve ka ndodhur në një nga lokalet më të njohura të Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here