Do ketë sërish karantinë/ Kryeministri grek jep përgjigjen e prere: Kemi 4 muaj të vështirë

0
414

Në një intervistë, Kyriakos Mitsotakis hodhi poshtë mundësinë e vendosjes së një karantine të dytë jo vetëm në Greqi, por edhe në Evropë.

“Kemi tre ose katër muaj të vështirë përpara. Por shpresoj dhe jam optimist se nuk do të duhet të marrim masa më drastike sesa po marrim tani. Por nëse dikush pyet nëse kjo mund të thuhet me siguri, përgjigja është “jo”.

Mbajtja e maskës nuk është vetëm një akt vetëmbrojtjeje por edhe një akt solidariteti pasi mbroni njerëzit e tjerë, sidomos familjen tuaj. Sepse ne e dimë që transmetimi më i madh ndodh brenda familjes. Pra, është një veprim për të mbrojtur ata që i doni më shumë” deklaroi ai.

Kreu i ekzekutivit i uroi shërim të shpejtë edhe presidentit të SHBA-ve, Donald trump, ndërsa shtoi se virusi nuk bën dallime. “Unë i uroj të gjitha të mirat Presidentit Trump dhe gruas së tij në luftën kundër virusit. Virusi nuk bën dallime, nuk përjashton askënd, ai mund të na prekë të gjithë ne.” përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here