Pas deklaratave të presidentit Meta për rrezikun që i vjen Financave nga vendimet e Gjykatës së Arbitrazhit, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.
Ai thotë se janë vendime paraprake pasi asnjë proces nuk ka përfunduar.
“Ka disa që thonë se ne kemi humbur arbitrazhe, ka disa kohë. madje një pjesë e njerëzve mendojnë se ne kemi paguar e paratë. Poju ca bëni ju, gazetarët dhe mediat? Pse nuk shikoni a është e vërtetë kjo? Sepse proceset mbarojnë kur mbarojnë jo kur janë në mes, dhe deri tani që flasim nuk kemi ne asnjë proces në arbitrazh të përfunduar ku ne të kemi humbur. Nuk kemi, thjesht nuk kemi. Dhe kemi skuadra të përbashkëta të avokaturës së shtetit dhe avokatëve të huaj që punojnë për ti zbrapsur këto vendime që janë të natyrës parapraka”, tha ai.
Ndërkaq, Rama tha se nuk dëshironte të komentonte më tej pasi konsiderohet shkelje e procesit të rregullt gjyqësor.

































