Publikohet klipi i kolonës zanore të James Bond (VIDEO)

0
250

Tashmë klipi i kolonës zanore të serisë së radhës së James Bond “No Time to Die” sapo është publikuar dhe Billie Eilish ka mahnitur të gjithë fansat.

Kantautorja 18-vjeçare, e publikoi këngën tetë muaj më parë, por videoja shoqëruese u dha premierë këtë javë në prag të kthimit të agjentit 007 në ekran muajin që vjen.

Ylli jep një performancë në një studio të errët në klip, i cili përmban pamje bardh e zi me skena nga filmi.

Pamjet kryesisht përqendrohen në romancën midis Bond dhe Madeleine Sëann – luajtur nga Lea Seydoux – me të cilën thuhet se agjenti do të martohet në film.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here