Mezi po e presim bashkëpunimin! Zbulohen detajet e Fifit dhe Ermal Fejzullahut

0
334

Dyshja e famshme e muzikës ka bashkuar forcat dhe lajmin e kanë dhënë kohë më parë, por sot, disa detaje të reja janë publikuar nga kënga.

Përmes një postimi të fundit, Ermali njoftoi fansat se kënga e cila titullohet “Përjetësi” në bashkëpunim me Fifin, do të publikohet më 9 tetor.

Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një baladë apo një këngë ritmike, gjithsesi pritet që bashkëpunimi të fitojë zemrat e fansave.

Fotoja e fundit e publikuar nga këngëtari, besohet se është shkëputur nga xhirimet e përbashkëta.

Pak ditë më parë, Fifi publikoi edhe një foto të look-ut të ri, me të njëjtën veshje, teksa paralajmëronte projektin e ri me Ermalin.

Fifi ka qenë tepër aktive në muzikë këtë vit. Pas duetit me Young Zerkën, ajo publikoi këngën “Mbidozë” në bashkëpunim me Bllekin, por planet e saj janë akoma më të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here