Kodi Zgjedhor, socialistët miratojnë të vetëm nenin për koalicionet. Opozita bashkon votën për…

0
278

Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e socialistëve nenin për koalicionet, pasi opozita parlamentare vendosi ta bojkotojë atë. I rëndësishm është pikërisht ky nen, për koalicionet parazgjedhore me listë unike shumëemërore.

Opozita jashtëparlamentare pretendon se ky nen heq mundësinë për të krijuar koalicione. Neni përcakton që dy parti në koalicion duhet të kenë listë të përbashkët.

Deputetja Rudina Hajdari e konsideron ofendim propozimin e ri të Partisë Socialiste.

“Propozimi i sotëm i Partisë Socialiste është një ofendim jo vetëm për opoziten parlamentare por mbi te gjitha per shqiptaret. Praktikisht eshte i njejti propozim si ai i meparshem, thjesht i artikuluar ndryshe me me shume hile dhe truke brenda. Eshte per tu keqardhur se si Parlamenti nga nje institucion serioz i cili duhet ti sherbeje qytetareve dhe Shqiperise eshte kthyer ne strehe intrigantesh qe mendojne nga mengjesi deri ne darke se si t’ia hedhin qytetareve. Ne nuk e pranojme kete propozim, ne duam lista te hapura 100%, pa truke e pa hile. Duam qe deputetet ti vendose qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci qe perdor pushtetin per te grabitur vendin e pasuruar nje grusht njerezish. Mireqenia e Shqiperise kalon vetem nepermjet demokracise dhe per kete ne nuk negociojme“, tha Hajdari.

Por ndërkohë, deputetët e opozitës kanë miratuar nenin tjetër të Kodit Zgjedhor që kryetari i Partisë të kandidojë në katër qarqe të vendit.

Ideja u hodh fillimisht nga deputeti Myslim Murrizi, i cili kërkonte që kryetare të garonte në të 12 qarqet e vendit, por socialistët e ulën këtë në vetëm 4 qarqe.

Më pas, do të jetë kryetari ai që do të zgjedhë se në cilin qark do të jetë deputet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here