Në Novi Pazar persona të panjohur kanë vrarë pronarin e një agjencioni turistik në Prishtinë dhe kanë plagosur një tjetër. Sipas mediave serbe, viktima është Selajdin Janjeva, pronari i Agjencionit Turistik “Selo Tours” nga Prishtina, ndërka ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij. Informacionet e para thonë se vrasësi është në arrati, derisa policia në vendin e ngjarjes po i kryen hetimet.










































