Të tjera detaje nga vrasjet në Elbasan/ Flet i penduari: Ja sa do paguante Erion Alibej për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt!

0
305

Euglen Halili i penduari i drejtësisë për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt ka thënë se Erion Alibej ishte njeriu që do paguante plot 100 mijë euro për këto dy vrasje, teksa tha se ai ndryshe quhet Agim Shurbi.

Megjithatë, Alibej përdorte dhe emrat Arben Dylgjeri dhe Andrea Alibej. Ai dyshohet se është edhe porositësi i vrasjes së së Bujar Çelës tek rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Më herët Euglen Halili ka thënë se Alibej pagoi atë dhe dhe Xhuljano Hoxhën që të ekzekutonin Regis Runaj.

Erion Alibej është i pandehur për goditjen me 3 plumba të Xhon Rustës, incident që ndodhi pas një sherri, pasi Rusta e parakaloi me Audi A8.

Alibej prej majit 2020 është i pandehur për kanosje me armë dhe armëmbajtje pa leje, por Gjykata e Elbasanit e nxorri nga qelia dhe e la në arrest shtëpie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here