Google search engine
Home Politike Drejtesi “Shtet mafioz”/ Shpërthen gjyqtarja Margjeka zbulon 2 dosjet ‘bombë’ që kishte në...

“Shtet mafioz”/ Shpërthen gjyqtarja Margjeka zbulon 2 dosjet ‘bombë’ që kishte në dorë: Ky drejtor luante me drogën (Debati i plotë)

0
530

Pasi Gjykata e Apelit la në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ gjyqtarja Mimoza Margjeka, e cila akuzohet se ka marrë 6 mijë uro për të nxjerrë nga burgu një person ën Korçë ka shpërthyer në akuza të rënda, teksa e ka quajtur politik arrestimin e saj.

Margjeka e drejtoi tek Bashkia e Durrësit si shkak të arrestimit të saj, të cilës thotë se nuk i dha mandatin, vendim që shton, se do ta merrte sërish edhe sikur familja e saj të varroset.

Margjeka thotë ndër të tjera se ka pasur në duart e saj dosje si ajo 883 dhe atë të Gjirit të Lalzit. Ajo është përplasur fort me policët, ndërsa zgjodhi që gjithë dosjen e saj t’ja lërë në duar gazetares Klodiana Lala, pasi vetëm atë besonte. Në këtë dosje Margjeka thotë se emri i saj nuk përmendet fare.

-Ku do e coni këtë vend kisha dosjen e Gjirit të Lalzët. Kisha dosjen 883 drejtori i kufirit luante drogën, shtet mafioz kriminal shtet i korruptuar.

Margjeka: S’ka asnjë provë more, s’ka asnjë indicie! Zëri im dhe emri im dhe i askujt nuk thuhet. Është përgatitje, unë kërkova senacë publike

Gazetarët: Ju po goditeni politikisht?

Margjeka: Po, po të siguritë

Policët e tërheqin për ta nxjerrë nga gjykata

Margjeka: Ky shtet nuk bëhet mo, more zotëri, nuk bëhet më! Guxoni t’i dilni përpara…

Policët e tërheqin sërish

Irritohet Margjeka: Ik more mos me shty…kush është futur në burg ndonjëherë? Vetëm ata që kanë guxuar t’i dalin përballë

Polici: Zonjë vazhdo, të lutem vazhdo…

Margjeka: Mos më prek, mos më prek, më këni futur fëmijën në burg! Mos kini frikë more se, nuk ju heq njeri nga puna. Mos më prek, mos më prek se nuk bëhet shteti me monstra

Polici: Zonjë vazhdo të lutem…

Gazetarët: Lëreni të flasë me mediat

Margjeka: Nuk lejohet publikimi, por unë po e bëj veprën penale. Ku është Klodi? Se ty të besoj, merre zonjë se këtu nuk ka asnjë provë kundër meje. Pse e bënë? Se i dola përballë për një vendim të drejtë për njerëzit. Se po të ishte për politikën ajo do ishte këtu do më mbrojnte

Polici kërkon ta tërheqë

Ulërin Margjenka: Më lër të flas more në kohë të Enverit kanë vrarë më lejoni more, mos më prek…Cfarë keni more, mos më prek se do të përplas atje! Nuk i dhashë mandatin Bashkisë së Durrësit. Aty është një vned me banda, me mafie me kriminalitet. Isha e bindur edhe sot ta kisha nuk e jepja nuk e peritonin mandatin, le të varroset familja ime, le të shkatërrohet, po ai ishte mashtrim

Polici: Të lutem vazhdo zonjë

Margjeka me ulërima: Mos më prek, mos më prek! Është trup, është tup ku do e çoni këtë vend me këtë paturpësi E kuptoni sa mafie sa krim ka? E kuptoni që kisha një dosje në dorë të Gjirit të Lalzit…

Polici: Nuk më intereson kjo mua, më lejoni të bëj detyrën

Margjeka: E kuptoni që kisha dosjen 883, që ishin në detyrim paraqitje 25 polic sepse drejtori i kufirit bënte dortëgën. Turp të keni shtet, mafioz, shtet kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here