Gjykata ka lënë në fuqi vendimin “arrest shtëpie” për gjyqtaren Mimoza Margjeka.
Pas vendimit ajo është shprehur për mediat se nuk kanë asnjë provë dhe se gjyqtarët dhanë këtë vendim sepse kanë hallin e vettingut.
Ajo tha se në burg janë futut ata që i kanë dalë përballë shtetit, duke këmbëngulur se për të është goditje politike. “Unë kërkova seancën publike. Ky shtet nuk bëhet më more zotëri, guxoni t’i dalim përballë shtetit kush është fut në burg, vetëm ata që i kanë dalë përballë shtetit. Nuk ka asnjë provë, kanë hall vetingun”, tha ajo mjaft e tensionuar.
Ndërkohë që për vendimin që media mos të hyjë për shkak të sekretit hetimor, vetë gjyqtarja u dha dosjen hetimore gazetarëve. Ndërkaq pati përplasje mes saj dhe policëce që e shoqëronin. “Mos më prek, nuk ju heqin nga puna mos kini frikë more. Më lini të flas”, ishin fjalët e saj.









































