Një operacion për kapjen e grupit mafioz “Comorra” është organizuar në Itali, kur siç bëjnë të ditur mediat atje ky klan kishte marë në kontroll 14 restorante luksoze në qendër të kryeqytetit italian, Romë.
Bëhet e ditur se nga operacioni janë vënë në pranga 13 persona e mes tyre ka dhe shqiptarë.
Akuzat e ngritura mbi janë për “zhvatje”, “regjistrim të aseteve fiktive, duke përdorur metoda mafioze” dhe “abuzime me kreditë”.
Mësohet se pasuritë e sekuestruara kapin shifrën e 4 milion eurove. Klanet kishin ardhur për të menaxhuar aktivitete të ndryshme tregtare në kryeqytet dhe shumë nga interesat ekonomike të Kamorrës ishin përqendruar në këto restorante të vendosura në qendër të qytetit.
Janë katërmbëdhjetë restorante të sekuestruara nga karabinierët në Romë. Restorantet ndodhen në zonën e Panteonit, përmes Coronari, Trastevere, Fontana di Trevi, Castel San’Angelo, Quirinale dhe Piazza Navona.
Mediat italiane shkruajnë se në bazë të raportit të gjatë të hetimit të kësaj çështje, DIA ka dalë në përfundimin se në përgjithësi tendenca e grupit është ajo e përdorimit të “metodave mafioze”.
Të gjitha grupet janë drejtuar nga individë të cilët janë të rrezikshëm e të dhunshëm. Kohët e fundit, është shfaqur një lloj tendence e re ndaj dhunës që përdoret për të realizuar krimet, e cila i atribuohet kriminelëve, kryesisht trafikantë droge pjesëtarë të Kamorrës, e të Cosa Nostra-s, të cilët janë grupe të huaja të krimit, në veçanti ato shqiptare.









































