Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit e quajti një shalqi me provë që ka treguar se është i pangrënshëm. Ai tha se kreu i qeverisë duhet të lërë palaçollëqet dhe të çojë paratë tek shqiptarët Mos u merr me opozitën o sharlatan, tha Basha.
“Plani qe kemi prezantuar kete jave nuk eshte plani yne elektoral por eshte plani per 6 muajt e fundit te kesaj qeverie. Sepse per fat te keq keto 6 muaj ende drejton nje kryeminister palaco që vetem shan po nuk e fsheh dot te verteten. Në vend që të ndihmojë njerëzit, vazhdon të bëjë palaçon. Sa do të shajë, të vërtetën nuk e fsheh dot! Taksat të shkojnë për të ndihmuar biznesin dhe shqiptarët”,-tha Basha.









































