Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur përgjimet e dosjes së Arbër Çekajt i cili u dënua me 14 vite burg, për 613 kilogramë kokainë që u kapën në Durrës, në muajin shkurt të vitit 2018.
Mesazhet janë zbardhur nga Prokuroria dhe mes tyre ka biseda të Çekajt dhe menaxherit të tij Donaldit, që tashmë kërkon pafajësinë në Apel. Ky i fundit njoftonte Çekajn për kohën e shkarkimit të ngarkesës së frutave. Në bisedë Donaldo dhe Arbëri nxehen teksa ofendojnë ata të Tatimeve.
PERGJIMET E PLOTA
Donaldo 27/02/2018 17:52:35: Po më kërkojnë nr tënd;
Donaldo 27/02/2018 17:52:45: T’ju jap këtë
Arbër 27/02/2018 17:53:10: Po
Arbër 27/02/2018 17:53:19: Ky në Ëhat Up
Arbër 27/02/2018 17:54:37: 004917620027457
Arbër 27/02/2018 17:54:44: Ky është telefoni
Arbër 27/02/2018 17:55:01: Ndërsa në Ëhats up është ky që po të shkruaj.
Është zhvilluar një bisedë midis punonjësit të policisë dhe Arbër ÇEKAJ e cila ka zgjatur 00:02:46 por nuk është transkriptuar me qëllim nga ana e prokurorit dhe oficerëve të policisë gjyqësore. Në këtë bisedë e cila ka zgjatur dy minuta e dyzetë e gjashtë sekonda (02:46) është komunikuar nga ana e oficerit të AntiNarkotikut, i cili i është prezantuar Arbër ÇEKAJ për funksionin e tij dhe e ka pyetur se ku ndodhej…
Rrjedha e bisedës së mësipërme të transkriptuar vazhdon si më poshtë:
Arbër 27/02/2018 18:09:36: Çfarë problemi ka?
Donaldo 27/02/2018 18:10:09: Se di akoma s’po më thonë;
Arbër 27/02/2018 18:10:27: Ok
Arbër 27/02/2018 18:10:39: A i morët frutat
Arbër 27/02/2018 18:10:47: Apo akoma?
Donaldo 27/02/2018 18:11:12: Jo, jo janë shkarkuara jashtë frutat e ne po presim këtu te gjithë.
Arbër 27/02/2018 18:11:26: Ok
Arbër 27/02/2018 20:24:48: O vlla mbaruat?
Arbër 27/02/2018 20:24:58: Se ju lanë aty
Arbër 27/02/2018 20:25:33: Je që në mëngjes në punë;
Donaldo 27/02/2018 21:18:16: Jo me këtu jemi akoma i ngarkuam
Arbër 27/02/2018 21:18:35: Pse o vlla?
Arbër 27/02/2018 21:18:40: Çfarë kanë?
Donaldo 27/02/2018 21:18:43: E po presim te japin ok që të dalim
Arbër 27/02/2018 21:18:52: A janë normal?
Arbër 27/02/2018 21:18:59: 12 ore aty
Donaldo 27/02/2018 21:19:23: Le se jemi ngrire (zënë)
Arbër 27/02/2018 21:19:35: Ma bëni hallall
Donaldo 27/02/2018 21:19:42: Ka presim jemi besoj mbarojmë për nja gjysmë ore
Donaldo 27/02/2018 21:19:42: Jo mo ça faji ke ti;
Arbër 27/02/2018 21:19:57: se nuk isha vet aty;
Donaldo 27/02/2018 21:19:59: po këta fisqira plera muti;
Arbër 27/02/2018 21:20:16: Po ku me e ditee unë se çmenden ata k**a;
Arbër 27/02/2018 21:20:25: Na kane marrë inat;
Arbër 27/02/2018 21:20:39: Tatimet, këta s’po kuptoj çfarë kanë?
Donaldo 27/02/2018 21:20:47: Vari k***in se për inat janë ka na e bëjnë për me marrë Lek;
Arbër 27/02/2018 21:21:02: asnjë leke mos jua jep;
Donaldo 27/02/2018 21:21:09: asnjë kafe s’ja u dhamë;
Donaldo 27/02/2018 21:21:13: se lek të harrojnë;
Arbër 27/02/2018 21:21:14: nëse ju lanë nje muaj atë
Arbër 27/02/2018 21:21:20: Kontrolloni thuaj;
Arbër 27/02/2018 21:21:47: po për ditë me kontroll i kemi atje po aty po skaner tee gjitha tani çfarë duan ma shumë;
Arbër 27/02/2018 21:21:59: Shtet koti;
Donaldo 27/02/2018 21:22:09: Shtet hajdut;
Arbër 27/02/2018 21:23:14: ok më trego pra
Arbër 27/02/2018 21:23:29: Edhe a i ke punëtorët me shkarkue
Arbër 27/02/2018 21:23:35: te puna
Donaldo 27/02/2018 21:23:49: po te puna jane;
Arbër 27/02/2018 21:23:35: ok;
Arbër 27/02/2018 21:26:40: marrjau letrën e kontrollit;
Donaldo 27/02/2018 21:27:19: po po;
Arbër 27/02/2018 22:33:13: A mbaruat akoma?
Donaldo 27/02/2018 22:33:55: Jo jo po presim me sjell letrat akoma
Arbër 27/02/2018 22:34:14: A folët me ta?
Arbër 27/02/2018 22:34:24: A janë normal o vlla?
Donaldo 27/02/2018 22:34:38: Ka presim me ardh te gjithë me firmos procesverbalin;
Arbër 27/02/2018 22:34:55: S’jemi skllevër ku k***in janë;
Arbër 27/02/2018 22:35:12: Me i fut në gjyq;
Arbër 27/02/2018 22:35:40: Qënkan jo normal;
Donaldo 27/02/2018 22:36:09: Ishalla mbarojmë sonte njëher e vari k**n se ca me ju ba
Arbër 27/02/2018 22:36:09: Pse thonë s’bën sonte apo si
Donaldo 27/02/2018 22:36:47: Po shkon ora 11;
Arbër 27/02/2018 22:36:57: E di;
Donaldo 27/02/2018 22:36:58: Nuk të lënë me dalë pas orës 11;
Arbër 27/02/2018 22:37:07: Po thirrju
Arbër 27/02/2018 22:37:12: Po thuaju o vëlla;
Arbër 27/02/2018 22:37:17: Çfarë po bëni?
Arbër 27/02/2018 22:37:22: Me kënd je aty;
Donaldo 27/02/2018 22:37:28: S’kanë gjë në dorë këta;
Donaldo 27/02/2018 22:37:39: Po presin me ardh nga Tirana;
Arbër 27/02/2018 22:37:40: Kush ka në dorë;
Donaldo 27/02/2018 22:37:47: Me Tosin jam;
Arbër 27/02/2018 22:37:52: Me ardhë pse?
Arbër 27/02/2018 22:38:01: A e kontrolluan?
Arbër 27/02/2018 22:37:20: Ai që fola me të tha jam nga Tirana;
Donaldo 27/02/2018 22:38:26: Po po me firmos procesverbalin ata që ishin ne Kontroll
Donaldo 27/02/2018 22:38:32: Ata po presim që fole ti?
Arbër 27/02/2018 22:38:35: Antinarkotiku;
Donaldo 27/02/2018 22:38:36: Me ardh me firmos;
Arbër 27/02/2018 22:38:35: Po a janë normal pse ikën pa firmos?
Arbër 27/02/2018 22:39:09: Kush jua ka numrat?
Arbër 27/02/2018 22:39:21: Nuk është Arlindi;
Donaldo 27/02/2018 22:39:42: Jo ka ik Arlindi se njëherë thanë mbaruam;
Donaldo 27/02/2018 22:39:50: S’di është e ngatërrume;








































