Google search engine
Home Politike Drejtesi U dënua për 613 kg kokainë në banane, Arbër Çekaj apelon vendimin:...

U dënua për 613 kg kokainë në banane, Arbër Çekaj apelon vendimin: Jam i pafajshëm

0
307

Arbër Çekaj, i dënuar nga GJKKO me 21 vite burg për 613 kg kokainë mes bananeve të sekuestruara në Maminas dy vite më parë, ka apeluar vendimin ndaj tij duke pretenduar pafajësinë.

Më 15 shtator u zhvillua seanca në GKKO, ku para se të jepej vendimi Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një konteineri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e tij.
Ndonëse Çekaj u dënua me 21 vite burg, ai përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar, ndërsa do të vuaj një dënim prej 14 vitesh burgim.

Ndërkohë Donald Lushaj, administratori i ‘Arbi Garden’ u dënua me 16 vite, teksa iu shkurtua në 10 vite e 8 muaj. Për shoferin e kamionit që çoi konteinerin në magazinën e tij, Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, ndërsa iu ul në 8 vite e 8 muaj.

Ata u dënuan për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar narkotikësh në bashkëpunim. Avokati Maks Haxhia pas seancës deklaroi se nuk pati asnjë provë dhe Çekaj është i pafajshëm për akuzat që i janë ngritur teksa e cilësoi procesin gjyqësor si komik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here