Google search engine
Home Politike Salianji: Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri...

Salianji: Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli

0
253

Pas deklaratës në konferencë për shtyp të kryeministri Edi Rama se Lulzim Basha është një shalqi me provë dhe ka treguar se është “i pangrënshëm”, Partia Demokratike ka reaguar përmes ish deputetit Ervin Salianji.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai tha se Rama është shalqi me provë, por kungull që si hyri para shtatë vitesh doli.

POSTIMI I SALIANJIT

Shqiptarët s’kanë ç’presin më. Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli.
Faktet janë këto:
Në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime. Shëndetësia në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varferia ekstreme në çdo cep të vendit. Këto jane faktet!
Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot. Mendoni që është aq kungull sa mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende. Koha e qeverisjes së kungujve ka mbaruar.
Le të shkojnë të rriten në serat e Surrelit.
Shqiptarët duan ndryshim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here