Google search engine
Home Aktualitet Rama zbulon kushtin për kazinotë, ja kush do të licencohet

Rama zbulon kushtin për kazinotë, ja kush do të licencohet

0
304

Kryeministri Edi Rama përgënjeshtroi prerazi mundësinë për rihapjen e kazinove në vend.

Nga konferenca e sotme për mediat, ai tha se nuk ka asnjë rihapje të bixhozit në Shqipëri, por se është hapur vetëm një procedurë specifike, e cila lidhet me përfundimin e afatit të licencës së të vetmes kazino që ka qenë prej shumë e shumë vitesh në mes të Tiranës, dhe duke pritur cilido qoftë të bëjë ofertë në një zonë të caktuar, siç është përcaktuar.

“Janë vetëm kufijtë e një perimetri, nuk do të hapen kazino. Në ligjin ekzistues, përcaktohet e drejta e kazinove në struktura me 5 yje, apo në zona të veçantë për zhvillim apo për turistët, gjë që nuk e kemi ushtruar masivisht dhe nuk do ta shtrojmë pasivisht. Nuk ka hapje kazinosh. Në hotelet me 5 yje po”, u shpreh Rama.

Ai tha se licencë për kazino në rast kërkese, do marrin vetëm brandet ndërkombëtare.

Sipas tij, zërat për rihapje kazinosh janë “komplet fake news”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here