Kreu i PD-së Lulzim Basha ka prezantuar para mediave planin e rimëkëmbjes të përgatitur nga PD duke thënë se në këto 6 muaj vendi është zhytur në krizë për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë.
“Paketa totale e ndihmës nuk kalon 101 milionë euro, është qesharake me atë që ka disbursuar Kosova. Është përkeqësuar gjendja e vijës mbrojtëse, mjekëve, infermerëve, që sot është më i ekspozuar. Nuk ka marrë shpërblimin e premtuar nga qeveria. Kjo armatë nuk ka kapacitete për të përballuar valën e dytë të pandemisë”, tha Basha.
Pika e parë e planit
- Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:
a)Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë.
b)Reimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID.
c)Sigurimin e paisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.
d)Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.