Google search engine
Home Politike Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Ruçi shtyn seancën

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Ruçi shtyn seancën

0
297

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi bën të ditur se ka shtyrë për në 5 tetor seancën plenare ku ishte parashikuar miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhore e parashikuar për këtë të enjte.

Ky vendim vjen pasi krerët e grupeve parlamentare opozitare kanë depozituar një kërkesë për ta hequr nga rendi i ditës për të pasur kohë të mjaftueshme për dialog.

NJOFTIMI I KUVENDIT

Kryetarët e grupeve parlamentare opozitare kanë depozituar një kërkesë për heqjen nga rendi i ditës së nismave ligjvënëse lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, parashikuar per seancën plenare të datës 1 tetor 2020.

Me porosi të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për t’u lënë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si dhe komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e tyre, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here