Google search engine
Home Ekonomi Ndërtimi i pallateve nis brenda 15 tetorit, Ahmetaj tregon kur përfundojnë banesat...

Ndërtimi i pallateve nis brenda 15 tetorit, Ahmetaj tregon kur përfundojnë banesat individuale

0
232

Brenda 15 tetorit do të nisë ndërtimi i banesave kolektive, për ata që shtëpitë u dëmtuan apo u shembën nga tërmeti. Ka qenë vetë ministri i Shtetit për Rindërtimit Arben Ahmetaj që ka bërë të ditur lajmin, gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Financave, Anila Denaj.

Ahmetaj po ashtu bëri të ditur se një pjesë e banesave individuale përfundon brenda dhjetorit të këtij viti.

“Një pjesë e mirë e banesave individuale do të mbarojnë brenda 31 dhjetorit, pjesa tjetër në 3-4 mujorin e vitit të ardhshëm.

Banesat kolektive në të 11 bashkitë e dëmtuara fillojnë brenda 15 tetorit. Me Durrësin kemi dakordësinë për ndërtimet e pikëzuara.

Kryeministri është në diskutim me princin e kurorës së Emirateve për të filluar punën me 2000 apartamente që ka marrë donatori. Ndërsa në tiranë kemi 92 objekte kolektive”, tha Ahmetaj.

Po ashtu ministri bëri të ditur se për rindërtimin janë të angazhuara 175 kompani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here