Mbyllet qendra shëndetësore në Elbasan, i gjithë stafi me COVID-19

0
236

Stafi shëndetësor prej 5 personash në qendrën shëndetësore në lagjen Skënderbej në qytetin e Elbasanit ka rezultuar i prekur me Covid-19.

Për këtë arsye është bërë mbyllja e qendrës shëndetësore. Të prekur kanë rezultuar 3 infermierë dhe 2 mjekë të cilët pas daljes së përgjigjes së tamponit janë karantinuar.

Nuk dihet se ku do të trajtohen banorët e kësaj zone e nëse do bëhet transferimi i tyre në ndonjë tjetër qendër shëndetësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here