Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish kreu i policisë së Vlorës Jaeld Çela.
Ata kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëmm, e cila më 26 qershor të këtij viti, ktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë.
Tahiri dhe Çela i kërkojnë Gjykatës së Lartë të prishë vendimin e Apelit dhe të pushojë çështjen ndaj tyre, ndërsa relator i çështjes në Gjykatën e Lartë do të jetë gjyqtari Ilir Panda.








































