Google search engine
Home Politike Basha kandidat për kryeministër? Rama: Shalqi me provë, i pangrënshëm

Basha kandidat për kryeministër? Rama: Shalqi me provë, i pangrënshëm

0
293

Kreu i Partisë Demokratike do të jetë kandidati për kryeministër i opozitës së bashkuar por për kryeministrin aktual Edi Rama ai është një shalqi me provë, dhe e ka treguar disa herë që është i pangrënshëm.

“Shalqi me provë, i pangrënshëm. Sepse nuk është i ardhur nga Hëna po ka qenë në provë disa herë. Natyrisht shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platformë alternative është thjesht shprehje e mungesës së seriozitetit të provuar në kohën kur këtë vend e ka qeverisur tjetërkush. Larg qoftë të kishte ndodhur që flama e COVID ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidatin dhe me krijimin e asaj të ashtuquajtur opozita e bashkuar në pushtet.
Koha nuk pret sepse shqiptarët kanë pritur shumë dhe ne kemi shumë për të përmirësuar dhe për të përshpejtuar pa diskutim”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here