Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim duke kujtuar se afati i aplikimit për hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit skadon sot në mesnatë bën apelin se tashmë është koha për veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Mos rri ulur duke u ankuar, por çohu dhe vepro” thotë ambasadorja amerikane.
“Koha për veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Sot është një mundësi për të bërë ndryshimin duke u bërë hetues special i BKH. Afati i aplikimit është mesnata e sotme”, shkruan ajo në Twitter duke sjellë në postim edhe thirrjen për aplikime nga BKH.








































