Në Zvërnec të Vlorës ka rënë një zjarr i madh gjatë natës, teksa bëhet e ditur se janë përfshirë varrezat e fshatit dhe flakët kanë arritur deri pranë shtëpive.
Mësohet se banorët janë evakuuar nga banesat e tyre dhe kanë kaluar natën jashtë.
Gjate natës në vendin e ngjarjes ka qene policia, zjarrfikësja dhe ambulanca.
Nuk dihen ende rrethanat si ka rënë zjarri.








































