“Ndodhi një tërmet politik siç është ndryshimi i Kushtetutës”, tha Damian Gjiknuri në mbledhjen e komisionit të ligjeve dhe ka mjaftuar që kjo fjalë të shkaktojë të qeshura e reagime nga deputetet.
Reagimi vjen pasi në videopergjimet e publikuara nga Bild pothuajse një vit më parë, Gjiknuri dëgjohet të thotë “tërmet, tërmet”.
“Ndoshta nuk kemi bërë ndryshimet e duhura kushtetruese, por tashmë ata janë bërë. Duhet të shkohet minimumi i mundshëm i konfliktit. Kushteuta vërtetë nuk përmend fjalën koalicion, por në Europë nuk mund të parandalohen aleancat. Reflektimet duhet të mos prekin 5 qershorin. Ndodhi një tërmet politik, domethënë ndryshimi i Kushtetutës”, deklaroi Gjiknuri.
Kaq ka mjaftuar që situata të kalonte në komike për të cilën Gjiknuri me shaka u shpreh: “Po mirë po e quajmë lëvizje tektonike politike”.








































