Dy të rinj kanë kërcënuar me thikë në lulishten e qytetit të Lushnjes një 18-vjeçar duke i marrë atij një sasi lekësh.
Sipas policisë njëri prej tyre është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin N. H., 23 vjeç, banues në Lushnjë, si edhe shpallën në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit A. P., 28 vjeç, banues në Lushnjë. Të dy këta shtetas, në lulishten e qytetit, nën kërcënimin e një mjeti prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit L. Ç., 18 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thotë policia në njoftimin zyrtar.