Një automjet luksoz është djegur mbrëmjen e djeshme në lagjen 28 Nëntori të Elbasanit.
Makina tip “Porsche” i përket biznesmenit Elis Bahushi, që ushtron aktivitetin tregëtar të veshjeve dhe metrazhit.
Bahushi është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është njëri nga 27 të arrestuarit i akuzuar si i përfshirë në ngritjen e laboratorit të përpunimit të heroinës së Brenog të Hasit, ngjarje për të cilën ndodhen në burg edhe vëllezërit Avdylaj.
Ai akuzohet ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike dhe përbërësve të saj nga Turqia drejt vendit tonë. Për këtë është dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;
Sipas disa hyrje daljeve nga sistemi TIMS, tregohet se Bahushi ka udhëtuar më shpesh në Turqi, Maqedoni dhe Kosovë.








































