Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar me anë të një prononcimi për çështjen e nxehtë dhe shumë të diskutuar për emërimin e liqenit të Ujmanit si “Liqeni Trump”.
Sipas kryeministrit Avdullah Hoti ka një përgjigje, ai para gazetarëve ka thënë se si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe në takimet në Kosovës nga ambasadori Richard Grenell, iu është kërkuar që në shenjë respekti për kontributin dhe angazhimin e tij në zgjidhje e situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë, ky liqen të marrë emrin e presidentit amerikan.
“Emri i liqeni ka qenë kërkesë edhe në Shtëpinë e Bardhë edhe në takimet që kemi pasur këtu, që në shenjë respekti për angazhimin e drejtpërdrejtë të presidentin amerikan, që të emërohet si liqeni Trump. Kaq”, tha Hoti.