Google search engine
Home Aktualitet Bie numri i shtrimeve dhe urgjencave në spitalet COVID, rritet mosha mesatare...

Bie numri i shtrimeve dhe urgjencave në spitalet COVID, rritet mosha mesatare e pacientëve

0
384

Duket se situata në spitalet COVID në vend është qetësuar disi pasi ka rënë numri i shtrimeve dhe i urgjencave.

Sipas raportimit të Erjon Skëndaj edhe mosha e pacientëve ka pësuar rritje, pasi në spital nuk ka pacientë nën 50 vjeç.

“Në të dy spitalet ka një rënie të numrit të shtrimeve dhe urgjencave. Në spitalin infektiv ka një mesatare mes 2-3 shtrimeve në ditë. Daljet nga spitali janë më të mëdha në spitalin Infektiv ku urgjencat nga Tirana janë hequr, pra nuk çohen më në Infektiv. Në spitalin e sanatoriumit ku prej 15 shtatorit listohen dhe urgjencat nga Tirana, shkon nga 6-8 numri i urgjencave në ditë. Situata në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ është e qetë, 90 të shtruar. Nuk ka asnjë pacient poshtë moshës 50-vjeçare dhe rreth 80% e tyre janë të moshës mbi 60 vjeç”, raportoi Skëndaj.

Sipas informacioneve të siguruara nga komunikimi edhe me mjekët, ai tha se shumica e pacientëve po trajtohen në shtëpi me ilaçe që i marrin tek mjeku i familjes që shkojnë nga 100 deri në 300 mijë lekë.

“Po trajtohen në kushtet e shtëpisë dhe me oksigjeno terapi. Një grua nga Korça që kishte sjellë bashkëshortin në spital tha se e kishte trajtuar në shtëpi burrin për disa kohë me mjekim dhe oksigjen. Sipas saj mos oksigjenimi i duhur e ka rënduar situatën e bashkëshortit. Ky është dhe apeli i mjekëve që të mos qëndrojnë në shtëpi kur gjendja është e rënduar ose nëse saturimi bie poshtë 90% të oksigjenit”, tha Skëndaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here