Google search engine

    Banda e trafikantëve mban të lidhur me zinxhirë për shtylle dy shqiptarët për ditë me radhë. Gjithçka u zbulua teksa…

    0
    386

    Një bandë trafikantësh mbajti të mbyllur dhe të lidhur me zinxhirë dy burra me origjinë shqiptare në një zonë të fshehur urbane në Náquera (Valencia).

    Alarmi u ngrit nga një prej tyre, i cili arriti të lirohet dhe të shpëtojë të shtunën e kaluar pas katër ditësh rrëmbimi.

    Banda i akuzoi ata se kishin vjedhur një sasi të madhe marijuane që ata e rritën dhe e fshehën në vendin ku mbaheshin.

    Një nga pengjet, siç shkruan gazeta spanjolle “ElMundo”, arriti të thyejë zinxhirët me të cilët ishte lidhur dhe u arratis për të kërkuar ndihmë. Një fqinj e gjeti atë të plagosur dhe njoftoi forcat e sigurisë.

    Garda Civile dhe Policia Lokale morën në pyetje burrin, i cili i paralajmëroi ata se i njohuri i tij ishte ende duke u mbajtur dhe i çoi në vendin ku ai ishte, gjithashtu me shumë lëndime dhe i lidhur me zinxhirë në një shtyllë.

    Në këqyrjen e ambienteve u gjet kanabis si dhe enë për kultivimin e lëndës narkotike. Të dy të liruarit janë marrë në pyetje për të përcaktuar marrëdhëniet e tyre me bandën e drogës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here