Google search engine
Home Aktualitet VIDEO- “Kanë ardhur inspektorë të hanë akullore”, Rama batuta me biznesin e...

VIDEO- “Kanë ardhur inspektorë të hanë akullore”, Rama batuta me biznesin e vogël

0
367

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë ku ka vizituar edhe bizneset e vogla. Në njërin prej tyre që shiste akullore, Rama tha se nuk do të ketë më kontrolle nga Inspektorët e Tatimeve duke i porositur që të sigurojnë punonjësit. Ai tha se kontrollet për këtë biznes do të jenë vetëm pagat dhe sigurimet shoqërore.

Pjesë nga dialogu:

Edi Rama: Ç’thonë akulloret?

Biznesmeni: Ça do thonë akulloret, deri tani na kanë vajtur gjërat mirë.

Edi Rama: Kanë ardhur inspektorët të hanë akullore.

Biznesmeni: Për të ngrënë s’kanë ngrënë, por për të ardhur kanë ardhur.

Edi Rama: Tani s’ka më inspektorë se gjithë biznesi i vogël s’do të ketë taksa, s’do të ketë TVSH dhe s’do të ketë inspektorë që të vijnë t’ju nxijnë jetën. do të monitorohet vetëm paga, sigurime shoqërore, sigurime shëndetësore të atyre që i ke mbrapa banakut dhe do Zoti i thërrisni pak mendjes ua rrisni pak rrogën me këto që do të fitoni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here