Google search engine
Home Rajoni Kosova Përditësimi i COVID-19 në Kosovë/ Tre humbje jete dhe 47 raste të...

Përditësimi i COVID-19 në Kosovë/ Tre humbje jete dhe 47 raste të reja në 24 orë

0
279

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, tre pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 47 raste të reja me këtë virus, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 525 mostrave.

Që prej 13 marsit – kur në Kosovë u regjistruan rastet e para me koronavirus – e deri më 27 shtator, IKSHPK-ja njofton se janë regjistruar 15, 472 raste me koronavirus.

Prej tyre, 622 pacientë kanë vdekur dhe 13,278 janë shëruar.

Kurse, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 1,572.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here