Reperi shqiptar ka bërë të ditur se është infektuar me COVID-19. Në postimin e tij në Instastory këngëtari shfaqet në timon teksa është duke folur në telefon dhe bën të ditur se do të vetëizolohet.
“U konfirmova pozitiv! Ruani veten, unë po iki menjëherë të vetëizolohem”- shkruan reperi.
Në fakt, Stresi ka qenë në lëvizje kohëve të fundit dhe vetëm disa ditë më parë përfundoi xhirimet e klipit “Bad Girl” në bashkëpunim me Morena Tarakun, mirëpo ende nuk e dimë se ku dhe si u infektua.









































