Google search engine
Home Aktualitet Rama uron kryeinfermieren e infektivit: Dhe ditën e ditëlindjes në shërbim të...

Rama uron kryeinfermieren e infektivit: Dhe ditën e ditëlindjes në shërbim të pacientëve

0
455

Kryeministri Edi Rama ka uruar në ditën e saj të lindjes kryeinfermieren e Spitalit Infektiv Ana Luca, që edhe në këtë ditë i shërben pacientëve të prekur nga COVID.

Në emër të qeverisë, Rama shkruan në mesazhin e tij se e ka për ndër të urojë ditëlindjen e kryeinfermieres, duke thënë se ajo është një prej heronjve të mjekësisë.

“#EDHE100 ANA💐

Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me COVID19, si kryeinfermiere në detyrë e Spitalit Infektiv, duke përballur me kurajo dhe guxim të pashoq, armikun e padukshëm e të pabesë.

Është kënaqësi dhe nder që si kryetar i qeverisë, t’ia uroj në emër të të gjithëve këtë ditë të shënuar një prej heronjve të mjekësisë, forca njerëzore e të cilëve, bashkë me aftësinë e tyre të spikatur profesionale, i bën shembuj frymëzues e domethënës për të gjithë ne në këto kohë posaçërisht të vështira”, shkruan kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here