Google search engine
Home Aktualitet Moti i keq, policia shton prezencën në rrugë: Shoferët të kenë kujdes...

Moti i keq, policia shton prezencën në rrugë: Shoferët të kenë kujdes për…

0
291

Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq është shtuar prania e forcave të policisë rrugore.

Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, ata të bicikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast reshjesh të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, që të mos rrezikojnë jetën e tyre.

Gjithashtu një vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi për shkak të shiut dhe të errësisrës, rreziku është i madh për t’u përfshirë në aksident rrugor.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here