Ku punësohen të huajt në Shqipëri? – Dominon fasoneria dhe ndërtimi, tregu ka më shumë italianë dhe turq

0
474

Në një vit  janë pajisur me leje dhe vërtetime pune rreth 3,818 shtetas të huaj. Referuar të dhënave zyrtare të Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, shifrat i takojnë vitit 2019 dhe në krahasim me një vit më parë, ka një rënie me rreth 2 për qind.  Konkretisht janë pajisur me vërtetime Deklarimi për Punësim 1,608 shtetas të huaj ose 2% më pak se viti 2018, prej tyre:  11% janë dhënë në Industrinë përpunuese (fasonët), 11% në informacion dhe  telekomunikacion (call center), dhe 10% në Arsim.

Sa i takon shtetësisë 45% janë shtetas italianë, 13% kosovarë, 6% anglezë dhe 6% amerikanë. Ndërkaq,  janë pajisur me leje pune 2,210 shtetas të huaj ose 3% më pak se viti 2018, prej tyre:  14% janë dhënë në Ndërtim, 13% në Aktivitete të kryefamiljarëve si punëdhënës, 11%  në Minierë dhe gurore, 8% në Bujqësi, 8% Informacion dhe komunikacion.  Referuar shtetësisë,  33% janë shtetas turq, 10% kinezë, 10% egjiptianë dhe 5% filipinezë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here