Gold AG baba për herë të parë: Fëmijën do ta rris siç thotë feja

0
457

Vetëm pak muaj më parë vendosi kurorë me partneren e tij dhe tashmë është vetë Gold AG që na bën të ditur se për dy muaj do të bëhet baba.

Gold Ag dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra po presin fëmijën e tyre të parë dhe këtë e zbuloi fillimisht një mikeshë e Ermirës, e cila i komentoi kësaj të fundit në një nga fotot: “Një nënë e ardhshme mahnitëse”

Këtë lajm të bukur e ka konfirmuar edhe vetë reperi Gold AG në një intervistë të sinqertë për “Prive”.

Ai tregoi se është tepër i lumtur në krahët e partneres së tij, tek e cila ka gjetur femrën ideale që ka kërkuar gjithmonë.

Të gjithë jemi kuriozë për gjininë e bebushit, por reperi ka vendosur ta mbajë edhe pak për vete.

A kishte preferenca për djalë ose vajzë?

Gold AG ka rrëfyer se për të s’kishte aspak rëndësi gjinia, përveç faktit që bebushi të vinte i shëndetshëm.

Ermira do të sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit pas dy muajsh, ndërsa reperi është shprehur se fëmijën e tij do ta rrisë siç thotë feja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here